Protesta e opozitës, ndërpritet energjia elektrike brenda sallës së Kuvendit, shkak djegia e një pajisje

13/02/2023 17:08

Energjia elektrike është ndërprerë në brendësi të sallës së Kuvendit vetëm pesë minuta pasi seanca kishte nisur, teksa jashtë opozita po zhvillon protestë.

Deputetët vijojnë të qëndrojnë të ulur në vendet e tyre, pavarësisht mungesës së energjisë elektrike.

Kuvendi ka njoftuar se energjia është ndërprerë pasi është djegur pajisja UPS, e cila shërben për balancimin e energjisë në sallën e seancava plenare.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar kolegë,
Seanca u nderpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila sherben per balancinin e energjise ne sallen e seancava plenare.
Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht per sallen e seancave, per shkak te sistemin elektonik.
Po punohet per zevendesimin e pajisjes.

Top Channel