Festat mbërritën në Jumbo, zbulohet gama e gjerë e produkteve të fundvitit
21/11 20:15
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi.
Prej pak kohësh ajo është bërë pjesë e familjes së madhe të Top Channel, eksperiencë për të cilën u shpreh shumë e lumtur.
Për herë të parë ajo zbuloi më shumë nga jeta personale, duke e cilësuar marrëdhënien e ngushtë me të birin 25-vjeçar si një nga krenaritë më të mëdha të saj.
Juli pranoi se tashmë është bërë vjehrrë dhe ka një nuse që e do njësoj sikur ta kishte vajzën e vet.
Përmes disa fotove të vjetra ajo u kthye pas në kohë. Mes kujtimeve të bukura më të vëllanë, por edhe dhimbjen e humbjes së prindërve. Në një moment teksa po fliste për ta, sytë iu mbushën me lot.
Top Channel