46-vjeçari godet me kosore bashkëfshatarin në Krujë, i plagosuri dërgohet te Trauma

11/02/2023 10:16
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar, B. K., banues në fshatin Gramëz të Krujës është arrestuar nga policia, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë të tipit kosore, për motive të dobëta, E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras.

I plagosuri po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA