Pesë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Nga 438 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar të infektuar 3 qytetarë në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 121 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329.595 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 10 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 438
Testime totale 2,034,299
Raste pozitive 333,312
Raste të shëruara 329,595
Raste Aktive 121
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 100
Fier 8
Shkodër. 5
Durrës. 3
Berat. 2
Vlorë 1
Lezhë. 1
Gjirokastër. 1
Top Channel