Pas balonës kineze, SHBA rrëzon një tjetër objekt misterioz

10/02/2023 21:32

Një “objekt në lartësi të madhe” është rrëzuar mbi Alaskë pak më herët, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se objekti ishte në “madhësinë e një makine të vogël”.

Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar objektin, i cili ishte me origjinë të panjohur, tha ai.

Kjo vjen pasi SHBA-ja rrëzoi atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë drejtimit për shkak të motit.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby tha se objekti mbi Alaskë mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.

Top Channel