Shufrat misterioze të dritës në qiellin e Hauait nxisin mediat të flasin për ‘krisje të matriksit’ (video)

09/02/2023 16:51

Shufra misterioze drite te gjelbër që ndriçonin drejt tokës janë pikasur mbrëmë në qiellin e natës në Hawaii, duke bërë që njerëzit dhe mediat ta krahasojnë realitetin me atë filmit fantastik me Keanu Reeves, The Matrix.

Mediat ngrinin pyetjet se “nëse njerëzimi do të jetonte brenda një matrice të kontrolluar” sicc pretendohet nga disa teoricienë, këto mund të ishin “sinjale të prishjes së kontrollit”.

Por në fakt dritat lazer ishin emetuar nga një satelit, shkruan rrjeti britanik Metro, i cili shtonte se 10,000 pulsime lazer në sekondë ishin lëshuar mbi sipërfaqen e tokës, të cilat reflektohen përsëri lart.

Zyrtarët shtonin se kjo bëhet për të matur lartësinë e akujve dhe të akullnajave, si dhe të pyjeve e zonave urbane.

Shakatë e satelitëve u regjistruan nga kamera Subaru-Asahi Star e teleskopit Subaru në Maunakea.

Dy muaj me heret ne Hawwaii …

Por shumë përdorues të rrjetit nuk kishin besim në shpjegimet e zyrtarëve teksa edhe më parë në qiellin e natës në Hauai janë shfaqur forma të pashpjegueshme, spirale dritash dhe trupash të çuditshëm qiellorë.

Kjo ka nxitur publikun të nise te konsultohet me dijet e motologjisë për të gjetur shpjegimet e tyre.

FOTO GALERI
1/2
Shakatë e satelitëve u regjistruan nga kamera Subaru-Asahi Star e teleskopit Subaru në Maunakea.

Top Channel