Ne kuadër të 555-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, një ekspozitë që përfaqëson Kalorësin e lirisë së shqiptarëve sapo është çelur në Muzeun Historik Kombëtar .
Me anë të faksimileve, gravurave të përkthmit të historisë së Skënderbeut të autorit Marin Barleti në gjermanisht dhe portreteve të shekullit VII VIII, XIX vizitorët do të njihen me fragmente të jetës dhe betejave të Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese arbërore. Ai udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.
Skënderbeu vdiq në Lezhë, në 17 janar të vitit 1468, i mbuluar me lavdi të përjetshme.
Heroi Kombëtar i Shqipërisë, vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15. Ai ka hyrë në histori edhe si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse.
Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.
Top Channel