Konferencë në Manastir! Arkivistika mblidhet në qytetin e alfabetit këtë vit

07/02/2023 16:01

Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Sarandës, Tuzit dhe Boletinit, Manastiri do të jetë ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Tashmë në edicionin e VII kjo konferencë do të mbahet nga datat 10-11 qershor.

Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, kjo ftesë për pjesëmarrje u drejtohet të gjitha profileve të tjera të arkivistëve, historianëve e studentëve dhe veçanërisht institucioneve që ruajnë, apo që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Qëllimi i konferencës është mundësimi i një pikëtakimi mes ekspertëve dhe studiuesve të arkivave të trojeve shqiptare dhe të arkivave të rajonit.

Temat e propozuara për diskutim lidhen specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo të institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Disa prej titujve të sugjeruar në funksion të orientimit të të interesuarve lidhur me fokusin kërkimor, janë:  Automatizimi i arkivave dhe etika. Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit. Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore.   Turizmi dhe promovimi i arkivave

Top Channel