Shqiptari që përjetoi tërmetin e madh! Orët e tmerrit mes lëkundjeve që nuk mbarojnë

06/02/2023 15:11

Këto janë lotët e Bruno Dobit, i cili përjetoi tërmetin e tmerrshëm në Turqi.

Prej 6 ditësh menaxheri i futbollit Dobi ndodhej në Adana të Turqisë për të lidhur çështje profesionale. Ai thotë se në Adana ka trupa njerëzish të pa jetë, njerëz që kërkojnë ndihmë, dhe godina të shembura.

Kjo është pamja më e frikshme e jetës se tij

Pas lëkundjeve të tërmetit telefonata e parë që Bruno bëri ishte me familjarët e tij. Ai thotë se ne Adana erdhi së bashku me një futbollistë nga Shkodra për te lidh një kontratë të re futbolli.

Bruno ashtu si dhe gjithë banorët e qyteti janë strehuar në hotele dhe godina që cilësohen të sigurta. Pavarësisht kësaj Bruno thotë se para tërmetit asgjë nuk është e fortë

Top Channel