Mbi 2 mijë viktima nga tërmeti në Turqi/ I ftohti vështirëson situatën, ekipet e shpëtimit në luftë me kohën

06/02/2023 17:22

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi dhe në Siri janë në luftë me kohën për personat e mbetur nën rrënoja ka tërmeti, teksa situate ka marrë përmasa katastrofike me 2,361 viktima.

Pothuajse 1,500 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe më shumë se 800 në Sirinë fqinje, ndërsa numri ka gjasa të rritet.

Këshilltari i Erdogan, lnur Cevik thotë se ekipet janë në luftë me kohën për nxjerrjen e trupave dhe nuk janë aspak të favorizuar nga moti i ftohtë.

Jemi në luftë me kohën. Kushtet e pafavorshme të motit dhe njerëzit që janë nën rrënoja, duhet t’i shpëtojmë para se i ftohti t’i vrasë këta njerëz. Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë të heshtur në mënyrë që ata të dëgjojnë ata bëjnë thirrje për ndihmë”– tha zyrtari turk.

LEXO EDHE:Dhjetëra tërmete të fuqishme godasin Turqinë dhe Sirinë/ Mbi 2000 viktima, moti vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit

Top Channel