“Do të ngrijnë”, e moshuara qan mes rrënojave, pret me pikëllim shenja jete nga nipërit dhe mbesat

06/02/2023 14:19

Një grua e moshuar qan mes rrënojave, duke pritur që të kuptojë nëse mbesat dhe nipërit e saj që kanë mbetur nën rrënoja janë ende gjallë.

Disa fqinjë  po përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë: “Ata shpëtuan një person pak minuta më parë, do të shpëtojnë edhe familjen tuaj”.

Ajo nuk ka shumë shpresa, pasi familja e saj jetonte në katin e parë të pallatit 12-katësh.

“Ishin në katin e parë, duke fjetur, nuk e di nëse dikush mund t’i arrijë… dhe është shumë ftohtë, foshnjat e mia do të ngrijnë nën rrënoja”, thotë ajo.

Dhe krejt papritur, dëgjohen zhurma dhe turma duartroket. Ata gjejnë dikë nën rrënoja. Nuk janë të afërmit e saj, por megjithatë ajo është e lumtur që dikush shpëtoi. Por shumë shpejt konfirmohen të vdekur dhe një heshtje e thellë dominon vendin.

Është ftohtë, bie shi dhe për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, askush nuk mund t’i afrohet shtëpive të tyre. Edhe pse u larguan nga shtëpia në mes të natës me nxitim… ata kanë shumë frikë të kthehen në shtëpi për të marrë xhaketa dhe këpucë, sipas CNN.

Top Channel