1651 viktima deri tani nga tërmeti, Erdogan shpall një javë zie kombëtare në Turqi

06/02/2023 19:08

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që deri tani ka marr1% 1651 jetë njerëzish dhe qindra të plagosur.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të valëvitet në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të dielën, më 12 shkurt 2023. , në të gjithë vendin tonë dhe brenda përfaqësive të huaja”- shkroi Erdogan në Twitter.

 

LEXO EDHE:Dhjetëra tërmete të fuqishme godasin Turqinë dhe Sirinë/ Mbi 2500 viktima, moti vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit

Top Channel