Boshatisja e fshatrave dhe largimi i më të rinjve ka bërë që barra e punë e të bjerë mbi moshën e tretë. 

Xhemiko Nazarko nga fshati Helmës i Kolonjës është 80 vjeç dhe është duke bërë bareshën për bagëtitë e saj.  Ajo jeton me djalin dhe familjen e tij që ende nuk janë larguar nga fshati por duke qenë se u duhet shumë punë Xhemikoja përpiqet t’i ndihmojë.

Gruaja pas punës në fushë mori lopët dhe dhitë që familja i mban për të siguruar disa të ardhura dhe zbriti nga fshati ne anë të rrugës për ti kullotur ato pasi nusja dhe djali i saj po merreshin me punë të tjera.

Në fshat kanë ngelur shumë pak familje dhe pak të rinj ndaj gruaja e cila duhet të gëzonte pleqërinë dhe nipërit e mbesat detyrohet të punojë vetë edhe sepse të ardhurat e tyre janë shumë të pakta. Xhemikoja tregon se ajo nuk ka përfituar asnjë mbështetje nga shteti pavarësisht se merret me blegtori dhe familja me 6 anëtarë mbështetet tek pensioni i saj.

Xhemikoja është vetëm një prej dëshmive të asaj se çfarë po ndodh nëpër fshatra ku shumica e banorëve ikin ne emigracion sepse nuk kanë perspektive ndërsa te moshuarit mbeten të vetëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA