Gjatë 3 dekadave të fundit dhjetëra qeveri britanike që në thelb bëjnë sikur luftojnë emigracionin ilegal, dhe kanë pasur pak sukses ose aspak në trajtimin efektiv dhe me realizëm të shkaqeve dhe terapive për ta vënë në binarë më të qëndrueshëm siç kanë bërë shumë shtete të tjera evropiane si Italia, Gjermania a ndonjë shtet tjetër.

Nga vera e kaluar, emigratët shqiptarë janë tabela më e fundit e qitjes, pas gjetjes së rrugës përmes kalimeve me gomone nga Franca. Por shqiptarët nuk janë problemi më i madh dhe i vetëm. Ata janë vetëm 30 përqind ose më pak krahasuar me kombësitë e tjera.

Janë bërë të tillë se janë me vokalët dhe më të vetekspozuarit si kriminogjen. Britania pas bisedave me kryeministrin shqiptar e konsideron përfundimisht Shqipërinë një vend të sigurt, edhe pse u jepte azil shqiptarëve deri para 2022.

Problemi i Britanisë janë edhe kombsitë e tjera që vijnë nga zona lufte e trazirash e për ata duket se zgjidhje do jetë dhënia e azilit në masë. Por a do frenohen ardhjet e reja në një mot më të mirë? Kjo mbetet të shihet.

Nga të gjithë të ardhurit me gomone, vetëm shqiptarët do kërkohet të procesohen dhe riatësohen të parët, sepse Tirana është më mikpritësja e tyre.

Projekti i Ruandës është apeluar deri në fund të këtij viti. Edhe masat më të fundit të qeverisë së Rishi Sunak do apelohen padyshim, dhe nuk dihet sa do zgjasin këto rekurse.

Por qeveria e sotme britanike nuk ka kohë deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe asaj i duhet te shihet se po e lufton emigracionin, edhe pse kritiket e saj thonë se ajo po lufton me mullinjtë e erës.

Miliona po harxhohen. 140 milionë deri më tani janë dhënë Ruandes, kur nuk ka shkuar asnjë emigrant. Një miliardë vlerësohet kostoja për mbajten e të tjerëve në Britani, edhe sikur t’i heqin të gjithë shqiptarët. Në një plan afatgjatë dhënia e të drejtës së punës do i shtonte buxhetit të shtetit 300 miliona sterlina ne vit.Britanikët kanë humbur besimin tek kompetenca menxhuese e kësaj qeverie, të cilës duan t’i shohin shpinën, sipas sondazheve.

Koha do tregojë deri në zgjedhjet e ardhshme sesa të aftë do jenë në menxhimin e flukseve të reja migratore apo heqjen e imazhit të Britanisë si El Dorado e Evropës, për të gjithë ata që kërkojnë të vijnë në ishull edhe pse më parë kalojnë përmes vendesh të tjera, po aq të begata sa ky ishull, ku pas Brexit situata është bërë akoma më e rendë. Masat e fundit anti-emigracion duken më shumë si masa dëshpërimi sesa realizimi, në prag zgjedhjesh ose fund-mandatesh të stërzgjatura pushteti.

Top Channel