Gruaja zemërthyer thërret policinë pasi e la i dashuri i gjashtë viteve ‘pa asnjë arsye’ (fotot)

04/02/2023 16:22
Foto ilustruese

Një grua raportohet se kishte thirrur dje policinë me shpresë se mund të gjenin ish-të dashurin e saj i cili e kishte lënë pas gjashtë viteve, pasi dëshironte të dinte se “përse e kishte trajtuar kështu”.

E dashura e refuzuar nga provinca kineze Zhejiang u gjet në lot teksa i kërkonte oficerëve arsyen se përse e kishte lënë i dashuri.

Oficerët e policisë ishin përpjekur ta qetësonin gruan ndërsa një prej tyre e pyeti nëse “është vërtet e nevojshme që ne ta gjejmë?”

Më pas ata ishin përpjekur ta ngushëllonin duke i përmendur një proverbë të vjetër kineze, e cila flet për njerëz në nuk heqin dorë kollaj nga ajo që duan, derisa kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të kota”.

Një prej oficerëve lavdërohej në rrjetet sociale për këshillat e tij të qeta e inkurajuese, teksa i thoshte: “Ai të ka lënduar shumë tashmë. Nëse kthehet a do ta pranosh përsëri?”

“Duhet të kesh parasysh rrënjën e problemit dhe të mos i japësh atij  mundësi të përfitojë sërish nga ty”.

Oficeri që u kthye në hero në rrjetet sociale, shtonte: “Blloko kontaktet e tij, qetëso mendjen dhe dil takohu me njerëz”.

Përdoruesit e rrjetit vlerësonin policin këshillues: “Është shumë pragmatik, reduktimi  i dhimbjes është i rëndësishëm nëse do të kesh një jetë të lumtur shkruante nje prej tyre.

Ndërsa të tjerë e kritikonin atë për shpërdorim të burimeve të policisë, me kohën e zgjatur që i dedikoi gruas.

FOTO GALERI
1/2
Një prej oficerëve te policise lavdërohej në rrjetet sociale për këshillat e tij të qeta e inkurajuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA