Bie sistemi në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut! Dhjetëra makina të bllokuara në doganë

04/02/2023 10:35

Sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut ka rënë këtë mëngjes, duke lënë në radhë dhjetëra mjete.

Nga ora 06:00, makinat kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase. Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori yenë.

Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit dhe kjo procedurë ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi. E njëjtë është situata edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.

Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.

Top Channel