500 mijë bileta avioni falas do të jepen nga autoritetet e Hong Kongut si pjesë e përpjekjeve për të rivitalizuar industrinë e turizmit dhe për të joshur përsëri vizitorët në destinacionin e famshëm për dritat e rrokaqiejt e tij.  

Iniciativa “Përshëndetje Hong Kong” u zbulua së fundi, por për të punohet prej më shumë se dy vjetësh. Biletat do të shpërndahen midis tre linjave ajrore të qytetit, kompania kryesore Cathay Pacific, HK Express dhe Hongkong Airlines. 500.000 biletat i kushtuan gjithsej lidershipit lokal 254.8 milionë dollarë.

Udhëtarët e etur për të parë ta parë nga afër Hong Kongun mund të vizitojnë faqen “World of Winners” duke filluar nga 1 marsi e të vendosin emrat e tyre në shortin e biletave të fluturimit. Biletat do të shpërndahen në tre faza: nga 1 marsi, do të bëhet shpërndarja për të interesuarit në Azinë Juglindore, nga 1 Prilli për ata që jetojnë në Kinën kontinentale dhe nga 1 maji për vizitorët në pjesën tjetër të botës. Në këtë nismë, mund të përfshihen edhe vendasit.

Ata që kanë qenë në Hong Kong më parë do të gjejnë një qytet të ndryshëm nga ai që mund të kujtojnë, thotë CNN. Disa atraksione të dashura lokale, si restoranti lundrues Jumbo Kingdom, janë mbyllur përgjithmonë. Të tjerët, si tramvaji i famshëm Peak, kanë ndryshuar gjatë pandemisë. Hong Kongu ka qenë përgjithësisht i ngadaltë dhe i kujdesshëm në qasjen e tij ndaj pandemisë dhe filloi të anulonte evente që në janar të 2020-tës, kur rastet e para të sëmundjes së re nisën të raportoheshin në Wuhan të Kinës.

Megjithatë, karantinat e rrepta, që mbërritën kulmin me 21 ditë izolim dhe kërkesa të shumta për teste PCR, cenuan turizmin dhe i mbajtën lag vizitorët për një kohë të gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA