Pamje nga vendngjarja

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor vazhdon të shkaktojë aksidente me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin në rrugët e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, një 66-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik në Jubë të Durrësit.

Fillimisht, u deklarua se viktima Qemal Tabaku po udhëtonte me një motor pa targa kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke gjetur vdekjen. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se motori është goditur nga një automjet, që e ka nxjerrë nga rruga dhe është larguar pa i dhënë as ndihmën e parë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin e rëndë në rrugën e fshatit Jubë.

Ky është aksidenti i parë me vdekje për këtë muaj, ndërsa në janar në rrugët e Durrësit u regjistruan 16 aksidente me 3 viktima dhe 18 të plagosur.

Ndërkohë vitin e kaluar në aksidentet rrugore në nivel qarku humbën jetën 23 persona, u plagosën rëndë 30  dhe u dëmtuan dhjetëra të tjerë. Specialistët e policisë rrugore apelojnë për kujdes dhe  përgjegjshmëri në përdorimin e rrugës.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA