“Ricchi e Poveri” në Vlorë/ Grupi italian i viteve ’80 ka interpretuar këngët e tyre

01/02/2023 12:58

Ricchi e Poveri, grupi mitik italian është ngjitur mbrëmjen e së martës në skenën e “Petro Markos”.

Për një artdashës që tejmbushi sallën e Teatrit të Vlorës , artistët italiane Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu kanë performuar këngët më të bukura të tyre.  Ngjarje e  jashtëzakonshme kulturore dhe një nostalgji e rikthim në kulturën e muzikës italiane të viteve 80,e kanë quajtur koncertin e Ricchi e Poveri,spektatorët e shumtë të pranishëm në këtë event .

Ndërkohë artistët italianë janë nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës  me titullin “Mirënjohje e qytetit” me motivacionin: “Për nderimin që i bëhet Vlorës me koncertin e tyre, për të gjitha mendimet e lira që i kanë dhuruar Shqipërisë dhe Vlorës posaçërisht si vendi më afër detit, për shijen e muzikës që ata kultivuan dhe për të gjithë nostalgjinë që përmes zërit të tyre do të jetojmë gjithmonë!”

Artistët italianë Anxhela Brambati dhe Anxhelo Sogiu,në fund të koncertit u treguan shumë falenderues dhe mirënjohës për pritjen. Ata premtuan se do të rikthehen përsëri në Vlorë edhe për pushime.

Top Channel