Nëse kapen me 2.5 gramë lëndë narkotike nuk do të arrestohen, Kanadaja gati për projektin eksperimetal

31/01/2023 18:29

Provinca kanadeze e British Columbia po fillon gjyqin e parë në vend për dekriminalizimin e sasive të vogla të drogave të forta si kokaina dhe heroina.

Pas pranimit të kërkesës për të provuar eksperimentin tre-vjeçar, duke nisur që nga e marta të rriturit mund të posedojnë deri në 2.5 gramë lëndë të tilla, duke përfshirë edhe metamfetaminë, fentanil e morfinë.

Pavarësisht se lëndët narkotike mbeten të paligjshme, personat e rritur që kapen me sasinë e përcaktuar nuk do të arrestohen, akuzohen ose do t’u sekuestrohen substancat.

Në vend të kësaj, atyre do t’u ofrohet informacion mbi shërbimet shëndetësore dhe sociale të disponueshme.

Ministrja e shëndetit mendor dhe varësive, Carolyn Bennett e quajti vendimin e marrë favorizues për të ulur numrin e kriminalizimit në atë vend.

“Dekriminalizimi i njerëzve që përdorin drogë zbërthen frikën dhe turpin që lidhet me përdorimin e substancave dhe siguron që ata të ndjehen më të sigurt duke kërkuar mbështetje që shpëton jetën”, tha ajo.

Mijëra oficerëve të policisë në provincë u është ofruar trajnim për ndryshimin e rregullave, ndërsa ende ka disa përjashtime nga skema.

Të paligjshme mbetet ende shitja e drogës, mbajtja e tyre nga nxënësit e shkollave dhe institucioneve që merren me fëmijët.

Projekti eksperimental që pritet të zgjasë deri në 31 janar të vitit 2026, vjen pasi British Columbia shpalli drogën emergjencë të shëndetit publik në vitin 2016. Ky vendim erdhi pasi rreth 100 mijë persona humbën jetën si pasojë e mbidozave.

Top Channel