Një 51-vjeçar është gjetur pa shenje jete këtë të martë në fshatin Alikok të Vlorës.

Trupi i pajetë i shtetasit me iniciale A.K., me vendbanim në Kukës, është identifikuar në një kanal me ujë

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA