Unaza e Elbasanit, burim aksidentesh/ Banorët ngrihen në protestë pas vdekjes së 20-vjeçarit, bllokojnë rrugën

29/01/2023 10:46

Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë protestuar këtë të diel për 20-vjeçarin Fiori Sula i cili gjeti vdekjen në një aksident në unazën jugore të qytetit.

Sipas banorëve ky nuk është aksidenti i parë, ata çdo ditë rrezikojnë jetën nga një dalje e parregullt këmbësorësh e cila pret në mes aksin nacional Elbasan Librazhd. Ata kërkojnë zgjidhje për të kaluar rrugën të sigurt.

Rreth një vit më parë një vajzë 30 vjeçe humbi jetën në të njëjtin vend nga një aksident i ngjashëm. Për të rritur sigurinë në këtë pjesë të rrugës u bllokua dalja për automjetet, por banorët protestuan dhe hapën forcërisht daljen për këmbësorë. Sipas tyre kalimi tjetër është shumë larg.

Vijëzimi si rrugë këmbësorësh, vendosja e ndriçimit dhe tabelat sinjalizuese për ulje të shpejtësisë duket se nuk qenë të mjaftueshme për të rritur sigurinë në këtë segment, ndaj dhe nevojitet një zgjidhje përfundimtare për më shumë se 1 mijë banorë të lagjes “Emin Matraxhiu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA