A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.
Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden. Mirëpo, duket se ditët e fundit raporti i Dea Mishel dhe Amos ka pësuar një krisje, kjo u vërtetua edhe nga ‘Prime’-i i mbrëmjes së kaluar ku Dea u shpreh se nuk ka një pëlqim romantik për aktorin, sidomos pas puthjes që ndodhi mes tyre.
Në lidhje me këtë situatë mbrëmjen e djeshme edhe artistja e njohur Gigliola Haveriku ka dhënë komentin e saj. Kujtojmë se Gigliola ka pasur një romancë disa vjeçare me aktorin Amos Zaharia i cili është pjesë e garës për çmimin e madh në “BBV2”. Për ish-partnerin e saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim, por për pëlqimin e tij brenda shtëpisë, kishte diçka për të thënë. Teksa ka postuar në Instastory foton e Dea Mishel, në momentin që ajo ndodhej në “Dhomën e Rrëfimit” për të folur për marrëdhënien me Amos, ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin:
Princesha e të varfërve.

Theksojmë gjithashtu se Amosi para fillimit të spektaklit kur po diskutonte me Oltën dhe Bjordin u shpreh se:
I thashë hajde dhe futu tek dhoma e rrëfimit. Dhe mu shpreh tekstualisht që më sheh si shok. I thashë pse s’ma ke lënë ta kuptoj gjatë kësaj kohe, sepse më ke lëshuar vetëm sinjale të kundërta? Kam patur raste që unë kam qenë i tërhequr dhe me të tjerët e kam folur. Më vjen shumë keq tha, por kështu jam unë.
Top Channel