Ilir Shaqiri ka sqaruar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi” deklaratën e bërë ne rrjete sociale në lidhje me Luizin, e cila u komentua shumë nëpër media.
Ai ka sqaruar se nuk është ndjekës i rregullt i “BBV” për shkak të punës dhe për këtë arsye teksa është pyetur për Luizin nga fansat, është shprehur se e ka komshie, duke nënkuptuar se me të vërtetë ka një komshie me emrin Luiza.
Iliri sqaroi se nuk është aspak e stisur deklarata dhe se nuk ka pse e merr personale asnjë person.
“Ky ishte një question që bëra në storyn e “Instagramit” dhe vinin shumë pyetje për BBV, unë I kam shpjeguar se nuk e kam parë për shkak të udhëtimeve të shpeshta që bëja dhe përputheshin dhe binin në ditët e prime dhe kur ka ardhur kjo pyetje jam përgjigjur si të më pyesnin për Arjonën, unë kam thënë po kam një komshie që quhet e tillë, nënteksti ishte jo nuk e njoh se nuk e kam parë ama kam një komshie që ka këtë emër. Nuk ishte një nëntekt për ta degraduar muhabetin apo për të nënvlerësuar Luizin dhe kush nuk e ka kuptuar e ka për veten e vet mua as nuk më ngroh as nuk më ftoh. Por qe thjeshtë një koeçidencë që u mor dhe siç e kanë portalet e interpretojnë ndryshe. Luiza është komshija ime dhe është realisht vajzë e mirë, realisht nuk mudn të bëj ironi për një person që nuk e njoh nuk është në natyrën time.”– tha Iliri.
Top Channel