Në ndihmë të nxënësve që s’dëgjojnë! Qendra burimore do asistojë në të gjitha shkollat

28/01/2023 15:16

Ndodhemi në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë, ku për herë të parë këtë vit mësimor nisi arsimi i mesëm dhe këta nxënës janë brezi i parë.

Krahas kësaj shumë shpejt ky Institut do të shndërrohet në Qendër Burimore që do të thotë se do t’u vihet në ndihmë nxënësve që nuk dëgjojnë jo vetëm në këtë institute, por edhe në të gjitha shkollat e zakonshme të Republikës së Shqipërisë.

“Në Institut momentalisht mësojnë 80 nxënës që nuk dëgjojnë. Por ka edhe raste që familjet i kanë regjistruar fëmijët që nuk dëgjojnë nëpër shkolla të zakonshme dhe preferojnë t’I kenë pranë vetes dhe të mos I sjellin tek institute që ofron konvikt, mensë, dhe gjithë shërbimet që janë falas nga shteti. Mësuesit ndihmës në shkollat e zakonshme nuk kanë mundësi t’u shërbejnë këtyre fëmijëve, pasi nuk dinë gjuhën e tyre. Pikërisht ky është qëllimi I projektit për shndërrimin e këtij institute në qendër burimore. Sapo të nisë zbatimi I tij do të trajnohen të gjithë mësuesit ndihmës në të gjitha rrethet e Sqhipërisë. Momentalisht janë certifikuar këtu 5 instruktorët e parë të gjuhës së shenjave, të cilët do të trajnojnë më pas mësuesit ndihmës për të krijuar kështu rrjetin e parë profesional.”- tha Orjola Idrizi, Drejtore, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Tiranë

 

Top Channel