Lihen në burg trafikantët! Me nofka e kode, si e shpërndanin drogën 15 të arrestuarit

28/01/2023 15:01

Grupi kriminal italo-shqiptar i drejtuar nga 3 shqiptarët Barnilo Licco,  dhe Gernard e emilian Beu kanë mundur të transportojnë nga Shqipëria drejt Italisë 120 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 129 kg kanabis duke përdorur nofka dhe simbole që të mund ti fshiheshin autoriteteve.

Megaoperacioni u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali në bashkëpunim me EUROJUST,ku u identifikuan 43 persona mes tyre 21 shqiptarë pjese e grupit të strukturuar kriminal në fushën e  trafikut të drogës. Ndër provat më të forta që autoritetet kanë janë përgjimet e e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal, falë hetimeve 5-vjeçare të autoriteteve të nisura prej vitit 2017. Bisedat e gjetura ne telefonat celular të të arrestuarve konfirmojnë përfshirjen në kryerjen e këtiJ aktiviteti të tyre si dhe episode të caktuara të trafikut.

Grupi i trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë pothuajse në çdo gjë ka përdorur simbole për të komunikuar rreth veprimtarisë së tyre.  Ata përdornin pseudonime për klientët e tyre, ku bie në sy pseudonimet “Thiu” dhe “ Noizy”.

Nga dosja janë mundur të transkriptohen dhe kodet që përdornin anëtarët e grupeve kriminale në shkëmbimin e lëndëve narkotike ose parave ku mes tyre simboli “S” tregonte lëndën narkotike të marjiuanës me origjinë nga Spanja.

Simboli “A” përdorej për të identifikuar marijuanën me origjinë nga Shqipëria.

Fjala “copë” përdorej në vend të “gramit” për lëndët narkotike. Fjala “tym” ose “çokollate” përdorej për lëndën narkotike hashash. Fjala pako përdorej për treguar kilogramët. Ndërsa fjala lekë ishte zëvendësimi për fjalën euro. Fjala mushka ishte kodi i përdorur për korrierët.

15 të arrestuarit mes tyre dhe 3 drejtuesit e grupit, kanë dalë këtë të shtunë para GJKKO ku iu verifikua masa e sigurisë arrest në burg.

Top Channel