Përveç Bruce Lee, Jackie Chan është padyshim ylli më i madh i filmave kinez në histori.
Ai ka mbetur aktiv që nga fillimi i viteve 1970, koha në të cilën punoi për dy nga filmat e Bruce Lee përpara se ylli legjendar të vdiste tragjikisht. Sipas Forbes, Jackie Chan ka një pasuri me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Ikona e kinemasë edhe pse është një multi milioner ka shkruar në autobiografinë e tij të vitit 2015 “Never Grow Up” se djali i tij duhet t’i sigurojë vetë të ardhurat.
Ylli i filmit ka treguar se kur ai dhe djali i tij Jaycee udhëtonin bashkë ai merrte një biletë për veten në klasin e parë dhe një biletë të klasit ekonomik për djalin e tij. Duke u përpjekur t’i jepte një mësim atij, aktori shkroi:
“Ti më ke mua baba, por njerëzit e tjerë jo. Ata duhet të luftojnë betejat e tyre. Kur ulesh në klasën e parë, për shkak të punës tënde të palodhur, atëherë ky është sukses”.
Për vendimin e tij për të mos i lënë djalit të tij asgjë nga pasuria e tij dhe për t’i dhuruar të gjitha për bamirësi në vend të kësaj ai tha:
“Nëse ai është i aftë, ai mund t’i bëjë vetë paratë e tij. Nëse nuk është, atëherë ai thjesht do të shpërdorojë të miat”.
Rikujtojmë, se në mbarë botën, filmat e Jackie Chan kanë fituar 5 miliardë dollarë. Ai është padyshim një nga yjet e aksionit më fitimprurës në historinë e kinemasë. Për shkak të natyrës së veprimit të filmave të tij, Jackie nuk u konsiderua kurrë të fitonte një çmim Oscar.
Megjithatë, Akademia e Filmit dhe Arteve i dha atij një Oscar nderi për karrierën e tij të jashtëzakonshme filmike dhe kontributin në artet në historinë njerëzore.
Top Channel