Einxhel Shkira dhe Dj Dagz si rrallëherë postojnë foto duke shëtitur me djalin e tyre

28/01/2023 19:03

Fotot e Einxhel Shkirës dhe Dagz me djalin e tyre kanë qenë shumë të rralla dhe çifti ende nuk dëshirojnë që ta publikojnë portretin e tij.

Sot, Einxhel ka postuar disa foto familjare të tyre, duke na treguar se ditën e sotme kanë dalë të tre për një shëtitje. Në postim Einxhel shkruan:

“Gjejeni pak kush ka qef të rri në krahët e mia?”

Tanimë është mbushur një vit që prej fillimit të lidhjes së Einxhel dhe Dagz brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip 1’ dhe afërsisht një muaj që kur djali i tyre erdhi në jetë. Së fundmi bukuroshja ndau me ne një video me disa momente shumë të ëmbla gjatë ditëve të para të vogëlushit të tyre.

Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Einxhel ka disa ditë që është bërë nënë e një vogëlushi me emrin Trev e së fundmi në Instagram ka qarkulluar një foto e Fjoralbës, e cila duket duke mbajtur në krahë Trevin e vogël dhe duke e ushqyer me qumësht.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA