Zhduket jahti luksoz i oligarkut rus, merren në pyetje disa persona në Kroaci 

27/01/2023 19:39

Disa persona janë marrë në pyetje nga policia kroate pas zhdukjes së jahtit të një oligarku rus.

Jahti luksoz ishte ankoruar në një marinë të Detit Adriatik dhe po mbahej si pjesë e sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj oligarkëve që kishin lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.

Sky News shkruan se sipas raportimeve, ajo është lundruar drejt Turqisë dhe në vend të saj ka mbetur një varkë tjetër.

Mediat lokale kanë raportuar se mjeti lundrues me vlerë 5 milionë euro i përket familjes së biznesmenit rus të metaleve Alisher Usmanov dhe është regjistruar në emër të  gruas së tij.

Policia kroate nuk dha detaje rreth të dyshuarve apo hetimit, ndërsa oficerët kanë kryer kontrolle në disa lokacione, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve.

Top Channel