Një sulm i rëndë tronditi Jeruzalemin Lindor këtë mbrëmje me shtatë viktima dhe tre të plagosur.

Policia e konsideroi sulmin terrorist, në lagjen Neve Yaakov të qytetit, të marrë nën kontroll.

Personi i cili kreu sulmin u vra nga forcat e sigurisë teksa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes.

SHBA e ka dënuar sulmin, ndërsa zëdhënës i departamentit të shtetit, Vedant Patel, tha se janë pranë popullit izraelit për tu solidarizuar.

Disa vende të tjera kanë shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Australinë.

Tensionet kanë qenë të larta që kur nëntë palestinezë, militantë dhe civilë, u vranë gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor.

Kjo u pasua nga gjuajtja me raketa në Izrael nga Gaza, të cilave Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Top Channel