E rëndë në Gramsh/ 80-vjeçari i merr jetën gruas dhe vëllait të tij! Pas krimit telefonon fëmijët: Vrava nënën tuaj…

27/01/2023 15:39

Një krim i dyfishtë brenda familjes, ka tronditur Gramshin pasditen e sotme.

Mësohet se një burrë i identifikuar si Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij në fshatin Tërvol, dhe më pas ka vrarë edhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani.

Burime për Top Channel bëjnë me dije, se menjëherë pas ngjarjes, autori 80-vjeçar ka telefonuar fëmijët të cilët i ka informuar për ngjarjen e rëndë.

Mësohet se bashkëshortes, Sinani ia mori jetën duke e goditur me sëpatë brenda shtëpisë, ndërsa të vëllanë e ka vrarë në vreshtën e rrushit, që ndodhet rreth 1 kilometër larg shtëpisë.

Menjëherë pas ngjarjes uniformat blu kanë arrestuar autorin, i cili tashmë është në komisariatin e policisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ky është autori 80-vjeçar Xhevit Sinani.

Njoftimi i Policisë:

Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.

Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 80 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .

Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.

Top Channel