Pamela Anderson bën zbulimin ‘shokues’ për aktorin Jack Nicholson (fotot)

26/01/2023 21:49

Pamela Anderson ka thënë së fundmi në një intervistë me revistën Variety, për të cilën 55-vjecarja bëri dhe një sesion thuajse ‘erotik’ fotografish, se në kohën kur frekuentonte vilën famëkeqe të Playboy, kishte kapur aktorin Jack Nicholson duke u puthur me dy modele në një cep të “vendit të shthurjes”.

Aktorja e bërë e famshme me serialin e ‘zbavitjes masive’ ‘Baywatch’ ka pretenduar kohët e fundit gjithashtu se Sylvester Stallone  “i kishte ofruar një makinë Porsche që të dilte me të”.

Por duke u kthyer te Nicolson, ajo tregon sesi ikona e Hollywood, tashmë 85 vjeç, u kap në banjën e grave, kur ajo shkoi të rifreskonte makijazhin.

Pamela thotë: “Ata po putheshin e qeshin mbështetur pas një muri, dukeshin sikur përlesheshin me njëri-tjetrin, unë shkova aty për të përdorur pasqyrën”.

“U përpoqa të mos shikoja por më shkuan syte nga pasqyra dhe aty ai duhet t’i ketë dhënë fund, pasi bëri një zhurmë të çuditshme dhe tha: ‘Falemnderit e dashur’ dhe u largua”.

Nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht incidenti por Nicholson e Anderson janë parë bashkë në një event të ngjashëm në vitin 2014.

Në vitet 1970-të Nicholson kishte marrë një reputacion si mashkull problematik dhe qejfli.

Të dashurat e tij ndër vite kanë përfshirë aktore e modele si Michelle Phillips, Bebe Buell, Lara Flynn Boyle, Anjelica Huston e Rebeça Broussard.


Ai u martua me Sandra Knight për gjashtë vjet nga 1962 deri në 1968, një martesë që gruaja e përshkruante si “shumë e bukur dhe e dashur”.

Por një tradhti e raportuar me aktoren e serialit “Familja Addams” Angelica Huston nisi të shkaktonte probleme dhe i dha fund martesës së tij te dytë, pas 16 vjetëve në 1989.

Këtë muaj miqtë e Nicholson thonin se ai është bërë gjithnjë e më i tërhequr, duke u mbyllur në vilën e tij në Los Angeles.

Miq të tij thonin për rrjetin RadarOnline, se janë të shqetësuar për izolimin e aktorit dikur ‘shumë social’.

“Jack kontakton me të afërmit, veçanërisht me Ray, por ditët kur ai dilte në shoqëri kanë marrë fund”, tha miku duke iu referuar djalit të tij 30-vjecar të aktorit me Rebecca Broussard.

Ray është më i riu i fëmijëve të tij dhe është parë me të atin në dy ndeshje basketbolli të Lakers.

Kështu që aktori mbetet i izoluar në vilën e tij gjigante me katër dhoma gjumi, pishinë e kopsht të gjerë, që ka qenë strofka e tij që prej viteve 70.

Në pjesë të tjera të intervistës Anderson, tregon se moto e saj është: “Mbaj kokën lart, dil nga dera dhe vazhdo jetën. “E di që të gjithë më kanë parë në momente intime por tani kam punët e mia”, shkruan ajo.

Anderson, cila ka pozuar më parë për revistën Playboy foli dhe për miqësinë me themeluesin e burgosur të WikiLeaks, Julian Assange – dhe zhurmat për një lidhje mes tyre pas disa vizitave kur ai qëndronte i fshehur në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

“Ishte një gjendje shumë e çuditshme, ishte romantike sepse ishte frymëzuese, Ai ka shumë pasion për jetën dhe gjithçka”, tha ajo mes te tjerash. /Daily Mail/

FOTO GALERI
2/7
Ajo tregon sesi ikona e Hollywood, tashmë 85 vjeç, u kap në banjën e grave, kur ajo shkoi të rifreskonte makijazhin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA