
24/02 17:12
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Emira Selimi, studentja shqiptare që po përpiqet të krijojë bibliotekën e parë shqip në Manastir.
Ajo tregoi se jeta e shqiptarëve në Maqedoni është shumë e vështirë për shkak të provokimeve të vazhdueshme nga etnia sllave.
“Për të asimiliuar shqiptarët kanë filluar ndryshimin e mbiemrave. Nëse i ke prapashtesat ski, p.sh. unë jam Emira Selimi, por në statistikat e popullsisë jam Emira Selimovska, kështu unë në popullatë nuk dal shqiptare por maqedonase”.
Për t’i ardhur në ndihmë Emirës, shumë botuese librash përmes “Ftesë në 5”, bënë të mundur dhurimin e disa librave që do të pasurojnë bibliotekën e parë shqipe në Manastir.
Top Channel