Rrëshqitje dheu nga moti i keq/ Shembje në rrugën e Sevasterit, kalimi bëhet me një kah
24/01/2023 11:34
Një aks rrugor 60 metra ka rrëshqitur në zonën midis fshatit Plloç dhe Sevatser, pjesë e bashkisë Selenicë.
Prej ditës së djeshme për shkak të reshjeve të dendura, është dëmtuar duke rrezikuar edhe automjetet që kanë kaluar.
Është i kalueshëm vetëm për makinat e vogla, vetëm në një krah, pasi rruga është e ngushtë dhe rrezikon të shembet.
Aktualisht janë duke u vendosur piketat nga punonjësit e rrugës, ndërsa një inxhinieri I ARRSH-së ndodhet në vendngjarje.
Top Channel