Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë lëndimin e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Rrugën e Arbrit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues J. A., 34 vjeç, dhe automjeti me drejtuese D. M., 38 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel