Situata në Lezhë është normalizuar, ndërsa uji është larguar nga tokat bujqësore.
Sipas informacioneve, situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk ka raportime për situata problematike.
Gjatë natës ka patur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier.
Furnizimet me ujë të pijshëm nuk kanë probleme. Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.
Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin mbetet në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit aktualisht është 5 m por me tendencë në rënie. Prezence uji në toka bujqësore nuk ka dhe nuk ka raste të ndërprerjes së energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit.
Top Channel