Dani Alves nuk ka sulmuar vetëm një vajzë, shtohen akuzat ndaj brazilianit

24/01/2023 21:01

Gazeta spanjolle “La Vanguardia” zbuloi këtë të martë se numri i viktimave të sulmit seksual të Dani Alvesit mund të rritet në dy.

Kjo pasi një dëshmitare dhe mike e vajzës që ka akuzuar lojtarin brazilian për përdhunim thotë se edhe ajo është ngacmuar nga mbrojtësi.

E reja thuhet se i ka thënë policisë se Dani Alves ka tentuar t’i afrohet, duke e kapur me dhunë dhe duke i vënë dorën në zonat e saj intime. Kjo dëshmi përkon me versionin e viktimës fillestare, e cila pretendonte se lojtari 39-vjeçar e ka pa pëlqim.

Dani Alves u arrestua të premten e kaluar, duke u mbajtur në paraburgim dhe pa mundësinë e lirimit me kusht, pas kërkesës së Prokurorisë Publike spanjolle dhe avokatit të prokurorisë, masë e pranuar nga gjyqtari përgjegjës i çështjes./ Super Sport

Top Channel