Trashësia e dëborës 10 cm në rrugën e Dardhës, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore
23/01/2023 09:48
Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore
me intesitet mesatar.
Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 cm.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhe. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve.
Top Channel