Shumica socialiste nuk ka humbur kohë pas publikimit nga gazetari Artan Hoxha në emisionin “Zona Zero”, të një regjistrimi audio, me radio marrëse e dhënëse, mes ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij në 21 janar 2011 ku u vranë katër protestues.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se në emër të qeverisë është dorëzuar në prokurori,  një padi bazuar në këtë provë të re.

Mesditën e të hënës prokuroria e Tiranës shpjegoi se çfarë do të bëjë me këtë provë të re.

“Do  të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit Artan  Hoxha (gazetar),  fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”.

Prokuroria e Tiranës tregon edhe për ecurinë e deritanishme të hetime për 21 janarin.

“Nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit Aleks Nika dhe Hekuran Deda  si dhe plagosur shtetasit Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë”.

Ndërkohë, policia e ka thirrur Gazetarin Arta Hoxhan për ta pyetur në lidhje me rrethanat e provës së re që ka gjetur.

Sali Berisha, i vënë nën akuzë përsëri nga socialistët për provën e re, ku urdhërohet hapje zjarr ndaj protestuesve bëri këtë koment.

Të vetmit të dënuar për katër vrasjet në bulevard, 12 vite më parë janë  ish komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi me një vit burg dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA