Librat me referenca të ‘martesave homoseksuale’ mund t’i tregohen fëmijëve, thotë Gjykata Evropiane (fotot)

23/01/2023 19:23

Shpërndarja e librit ishte pezulluar disa kohë në mars 2014 por u ripublikua një vit më vonë.

Etiketimi “i dëmshëm për fëmijët” i librave me referenca për martesa të të njëjtit seks “shkel lirinë e shprehjes”, ka vendosur sot një gjykatë evropiane e të drejtave të njeriut në një vendim të papritur e të kontestuar nga gjykatat vendase.

“Kufizimi i këtij informacioni ndaj fëmijëve nuk duket se ka qëllime të jashtëligjshme,” the thuhej në vendimin e gjykatës.

Çështja erdhi pas një libri me referenca të tilla që u ndalua pas publikimit në Lituani, dhe u lejua më vonë me paralajmërimin “mund të jetë i dëmshëm për fëmijët”.

Shpërndarja e librit ishte pezulluar disa kohë në mars 2014 por u ripublikua një vit më vonë me paralajmërimin se mund të jetë i dëmshëm për fëmijët nën 14 vjeç.

Autorja kishte ngritur një padi civile në Lituani që u refuzua nga gjykatat, të cilën e solli në gjykatën evropiane në nëntor 2019.

Ajo vetë vdiq në 2020.

Gjykata evropiane vendosi se vendimi vendas shkelte nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Kjo ishte hera e parë që gjykata thërritet të vendosë për kufizimin e aksesit në letërsinë e fëmijëve me referenca homoseksuale.//Politico//

FOTO GALERI
1/3
Çështja erdhi pas një libri me referenca të tilla që u ndalua pas publikimit në Lituani, dhe u lejua më vonë me paralajmërimin “mund të jetë i dëmshëm për fëmijët”.

Top Channel