“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023”/ Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar

23/01/2023 14:20

Presidenti i vendit, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar në orën 14:00.

Në fokus të kësaj mbledhje është “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.

Krahas anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli, janë ftuar edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Presidenti Begaj: Viti  që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat digjitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj. Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithëpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar vjen në një kohë kur Shqipëria vitin e shkuar u përball me sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, dhe pas kapjes së një grupi prej tre personash që dyshohet se u dërguan nga Rusia me qëllime spiunazhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA