Të shtunë në mbrëmje në Tiranë në zonën e Astirit, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” ku dy vajza kanë humbur drejtimin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga.
Gjatë vitit 2022 në rrugët urbane dhe interubane brenda dhe jashtë qytetit të Tiranës kanë ndodhur gjithsej 519 aksidente rrugore, me pasojë kanë humbur jetën 22 persona, 8 më pak se një vit më parë. Në krahasim me vitin 2021 kemi pasur ulje të numrit të aksidenteve dhe personave të lënduar.
Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve është drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit ku gjatë vitit 2022 në tiranë janë evidentuar 594 presona të dehur në timon dhe 68 nën efektin e drogës.
Ndërsa flasim për ulje të aksidenteve nga ana tjetër janë rritur numri i personave të gjobitur për shkelje të ndryshme në kryeqytet. Gjatë vitit 2022 në tiranë janë vendosur 119,384 gjoba. Ka pasur dhe ata që kanë tentuar ti shpëtojnë gjobës duke korruptuar policin duke kryer kështu një vepër penale. 203 persona për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,
Top Channel