Katërt të infektuar kanë rezultuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë pas 224 testimeve të kryera.
Personat e infektuar janë dy në Tiranë dhe nga 1 në Vlorë e Gjirokastër. Gjithsej janë 171 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim vetëm 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Betejën me COVID e kanë fituar 30 qytetarë. duke e çuar numrin total të të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Janar 2023)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 30
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 224
Testime totale 2,027,850
Raste pozitive 333,173
Raste të shëruara 329,406
Raste Aktive 171
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 118
Fier 18
Vlorë 15
Berat. 6
Shkodër 3
Durrës. 3
Gjirokastër. 3
Lezhë. 2
Korçë. 2
Elbasan. 1
Top Channel