Situata e përmbytjeve në Shkodër është përkeqësuar gjatë orëve të fundit.
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1340 Ha, krahasuar me mëngjesin e sotëm është rritur me 120 Ha. Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 hektar të përmbytur, njësia Administrative Dajç 40 Ha tokë bujqësore, ndërsa rruga e Obotit ka prezence uji 80 cm (rritur me 15 cm).
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.30 e rritur me 20 cm (kuota max 7.50 m) dhe niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.50 metra me një rritje prej 5 cm ( kuota max 8.70 m ).
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ende ka prezence uji në oborret e 30 banesave të fshatit Obot dhe se në rrugën e këtij fshati ka shkuar një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqi , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji në rrugë 70 cm, ndërsa për momentin rruga është e pakalueshme me mjete dhe ka një rritje të nivelit prej 40 cm. Grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Top Channel