Kurorëzimi historik i Mbretit Karli III, do të reflektojë dëshirën e tij për të qenë “Mbreti i popullit”, ku refugjatet, diversiteti dhe vullnetarët do të jenë pjesë e kësaj ekstravagance tre ditore që fillon në 6 deri në 8 maj.
Legjendat e rrokut dhe muzikës pop britanike do të performojnë në koncertin e kurorëzimit, por gjasat janë se në ballkonin e Pallatit Mbretëror Buckingham, nuk do të jenë në krah të anëtarëve të familjes mbretërore, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij amerikane, Meghan Markel pas librit të tij atomik ndaj familjes mbretërore si dhe xhaxhi i tij Princi Andrew, për shkak të akuzave të natyrës seksuale ndaj tij.
Në këtë ceremoni e para pas 70 vitesh kur nëna e tij Mbretëresha e ndjerë Elizabetë, u bën Mbretëresha e Anglisë në vitin 1953, miliona britanikë do të dalin nëpër rrugë në qendër të Londrës për të parë ceremoninë dhe koncertin në Windsor ku ndodhet pallati tjetër mbretëror.
Mbreti Karl pritet të heqë dorë nga veshjet tradicionale të Mbretërve të mëparshëm të shekujve të kaluar, por do të vishet me uniformën ushtarake për të reflektuar monarkinë moderne të shekullit 21. Por ai do të mbajë në kokë Kuroren e St Edwards, 2.23 kg e rëndë, me 400 gurë të çmuar, përfshi 6 safirë dhe 12 rubines, e cila është bërë në vitin 1661 për kurorëzimin e Mbretit Karli i Dytë.
Monarkia angleze di sesi të dhuroje spektakël dhe protokoll, edhe pse në një kohe sensitive diplomatike dhe familjare, pas rebelimit kromuellian të djalit të Mbretit dhe nuses së tij amerikane, të cilët mesa duket kanë pasur sukses në njollosjen e imazhit të Monarkisë angleze, por mesa duket kanë dështuar në rrënimin e saj, si nuk ka ndodhur gjatë më shumë se 1200 viteve të ekzistencës së këtij institucioni unikal në botë.
Top Channel