Një nga Punonjesit e policisë së burgut të Drenovës është arrestuar pasi tentoi të fuste një sasi lënde narkotike brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Nevis Ibrahimi punonjës policie në një nga godinat e burgut të sigurisë së lartë e kishte fshehur drogën në veshjet intime për ta futur atë brenda institucionit por gjatë kontrollit lënda u zbulua dhe ai u arrestua menjëherë.
Sipas të dhënave droga ishte e llojit canabis sativa dhe nuk ishte ndarë në doza por ishte ambalazhuar në një paketimi të vetëm ndërsa dyshohet se do tja jepte një të burgosuri identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Pas arrestimit të Nevis Ibrahimit sektori i antidrogës edhe SHKB e burgjeve do të vazhdojë veprimet e mëtejshme ndërsa mësohet se sasia e fshehur nga punonjësi ishte 30 gr ndërsa është urdhëruar edhe kontrolli i banesës së tij në fshatin Pojan.
Top Channel