Përvetësonin makina duke mashtruar dhe i shisnin me dokumenta false, në pranga 38-vjeçari

21/01/2023 12:41

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohet për  mashtrim dhe falsifikim dokumentash.

E. Rr.,banues në Fier në bashkëpunim me 35-vjeçarin B. B., i cili u shpall në kërkim, përvetësonin automjete të qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar ata dhe më pas i shisni këto automjete nëpërmjet kontratave të falsifikuara noteriale.

38-vjeçari është nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Një automjet i përvetësuar në formën e mashtrimit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu vijon puna për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“TIRANE/ Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”. Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin: – E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

 

Top Channel