Humbën gjymtyrët në luftë, ushtarët ukrainas marrin protezat bionike

21/01/2023 14:21

Pasi humbën duart gjatë shpërthimit të një minë tokësore, dy ushtarë ukrainas janë disa nga të parët që morën një lloj të ri proteze.

Open Bionics, një kompani britanike e teknologjisë, zhvilloi protezën bioniker dhe dërgoi një ekip teknikësh në Mynih të Gjermanisë.

Organizata bamirëse Superhumans, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, po zhvillon tani një spital në Lviv, Ukrainë, për të ndihmuar ata që kanë humbur gjymtyrët.

Ata janë veteranët e parë të luftës që janë pajisur me krahun e ri,  një protezë e printuar në 3D e bërë nga kompania e teknologjisë me bazë në Bristol Open Bionics.

Andrii Gidzun dhe Vitalii Ivashchuk provuan krahun këtë javë në Mynih.  Proteza kontrollohet nga sensorë që aktivizohen nga muskujt në parakrah.

Top Channel