Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera” në fshatin Radë të Njësisë Administraive Manëz, Bashkia Durrës kryejnë procesin mësimor në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rubjekë”, ndërsa fëmijët e kopshtit procesin mësimor e zhvillojnë në katin e dyte të një ndërtese të marrë me qira në fshat.

Prindërit ankohen për zgjatjen e mosfillimit të punimeve të kësaj shkollës së fshatit. Ata thonë se pas tërmtit të nëntorit 2019 fëmijët e tyre, nxënësit e asaj shkolle kanë kryer procesin mësimor në këto ambiente. Pas një viti u njoftuan nga drejtoresha e shkollës se mësimi duhet të kryhet në shkollë tjetër, pasi në godinën e tyre do të kryheshin punime.

Ata shprehen për gazetarët e Fiks Fare se nuk janë kundër rregullimit të shkollës, por procedura e fillimit të punimeve po ndikon tek fëmijët e kopshtit sepse në ambientet e përshatura si të tillë, janë pa kushte.

Kamera e Fiks-it arriti të futej brenda ambienteve të këtij kopshti i cili më parë ka kryer funksionin e lokalit të fshatit. Në këtë hapësirë të ndarë në dy ambientë ku njëra shërbente si magazinë për produkte ushqimore dhe pjesa tjetër e përshtatur për ambientet e kopshtit.

Teksa grupi i gazetarëve të Fiks-it shoqëronin mjetin e transportit të nxënësve nga qendra e fshatit “Radë” për në shkollën 9-Vjeçare “Rubjekë”, takuan zonjën Enkeleda Hamataj, drejtoreshë e shkollës “Riza Shera”. Kjo e fundit tha se në një dëgjesë publike që kishin patur me kryetaren e Bashkisë, u ishte  premtuar se shkolla e fshatit do të bëhej me fondet e Bashkisë Durrës, pasi nuk kishin arritur të gjenin asnjë donator.

Bashkëpuntorët e Fiks-it u interesuan pranë zyrës së investimeve në bashki nga ku u mor një përgjigje se  procedura për mosfillimin e punimeve të shkollës ishte shtyrë pasi pritej investimi i një donatori. Shkolla e fshatit sipas tyre nuk kishte ndonjë dëmtim shumë të madh përveç disa problemeve në çati, instalime elektrike dhe tualetet e godinës. Donatori për riparimin e shkollës nuk ishte gjetur ende, në këto kushte investimi do të kryhej me buxhetin e bashkisë.

Për të pyetur se kur do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Radë” redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacin Bashkisë Durrës. Këta të fundit në përgjigjen e tyre thanë se në Shkurt të vitit 2023 përfundon projekt – preventivi i objektit. Në Mars të vitit 2023 investimi do të buxhetohet.

Pas miratimit të buxhetit shtesë  do të kalojë në proces prokurimi. Referuar kohës që procedura e prokurimit do të marrë, bazuar kjo në aktet normative në fuqi,  parashikohet që në muajin maj të vitit 2023 të fillojë zbatimi i punimeve të përforcimit dhe ristrukturimit të godinës.

Pra edhe këtë vit shkollor nxënësit do e përfundojnë duke studiur në shkollën e fshatit Rubjekë dhe kopshti po ashtu do të vazhdojë të jetë në ambientet e përshtatura të lokalit.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA