Reshjet e shumta në Skënderaj të Kosovës kanë shkaktuar shembje  të dherave, rrugë të bllokuara dhe mbi 80 familje të evakuuara.

Drejtori i Shërbimeve Publike Alban Shala njoftoi se gjendja është stabilizuar për momentin për sa i përket nivelit të ujit, por problematikat mbeten të pranishëm.

Dëme janë shkaktuar edhe në infrastrukturë, biznese  dhe toka bujqësore. Në fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Aqarve ka dëme më të mëdha, për shkak që niveli i ujit në ato zona është më i lartë.

Njëkohësisht gjendja po stabilizohet edhe në Istog, aty ku janë evaluuar 12 familje. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, ndërsa sot do të rikthehn në banesat e tyre.

Drejtori Xhevat Demajdeklaroi se ndërpreja e reshjeve ka sjellë uljen e nivelit të ujit. Rrugë të bllokuara ka në Kërrninë, por sipas tij po punohet për të liruar rrugën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA